Johnny Depp do të bëhet baba?

Bota e Yjeve

Johnny Depp do të bëhet baba?

Më: 4 prill 2014 Në ora: 11:18

Amber Heard dhe i fejuari i saj, aktori Johnny Depp thuhet se së shpejti do të bëhen prindër. Kështu ka raportuar për revistën OK një burim i afërt i çiftit. Ata vetë nuk kanë vendosur ende të japin një deklaratë për këtë.

Shtatëzania e pakonfirmuar lidhet me faktin se Amber në intervistat e saj ka deklaruar se nëse do të bëhej nënë, do të ishte gjëja më e mrekullueshme dhe se nuk do i trembej aspak.

Mediat rozë po e komentojnë këtë fakt paska me dyshim. Nuk mungojnë për ta as komentet se çifti ka diferencë të madhe moshe, e kjo nuk duket korrekte (Depp 50 vjeç dhe Heard 27).

Aktori Johnny Depp u nda nga partnerja e tij Vanessa Paradise në vitin 2014, pas 14 vitesh bashkëjetesë. Ai tani ështa babai i dy fëmijëve, Lily dhe Jack.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat