Pozon nudo para se të niset për Amerikë, Linda Halimi: Ndihem mirë nën lëkurën time

Bota e Yjeve

Pozon nudo para se të niset për Amerikë, Linda Halimi: Ndihem mirë nën lëkurën time

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 17:06

Askush nuk mund të besonte, po t’i kishim thënë para disa vitesh se një vajzë e panjohur nga fshati, një ditë do të bëhet një nga emrat më të lakuar në media për gjithçka. Këtë fat e ka pasur këngëtarja e njohur Linda Halimi (Edëards), e cila kohëve të fundit gjithnjë e më shumë është e pranishme në media për ‘’skandalet’’ të cilat ndoshta edhe i imponon vetë. Pasi u bë si një seksi lady, Linda këto ditë ka vendosur që të pozojë edhe nudo, e zhveshur ashtu siç e ka bërë nëna. ‘’Po, e kam bërë një foto nudo, mirëpo atë foto nuk e nxjerr. Kush do ta ketë fatin ta ketë i pari atë fotografi do e shohim (qesh), do ta publikoj ekskluzivisht për revistën që e do ekskluzivitetin përpara se të nisem. Një foto e kam bërë nudo e shtrirë në karrige, kjo tjetra që e kam publikuar nuk ka të bëjë me foton që është e papublikuar. Është shumë artistike dhe aspak vulgare për mendimin tim. Thjesht e kam bërë për qejfin tim dhe si mesazh që do të jetë se ‘’Ndihem rrehat me trupin tim, nën lëkurën time’’, pavarësisht çdo sfide me mbipeshën dhe sfidat e tjera. Është një album me foto profesionale, të cilat janë bërë këto ditë dhe vazhdimisht do të nxjerr të reja’’, thekson këngëtarja e njohur kosovare Linda Halimi së cilës, siç duket, fati i ka buzëqeshur edhe në dashuri. Pasi ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me amerikanin Davon Edwards, me të cilin së shpejti pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku kanë blerë edhe një shtëpi.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat