Një striptizë për vajzën e qëlluar nga talibanët (fotot)

Bota e Yjeve

Një striptizë për vajzën e qëlluar nga talibanët (fotot)

Më: 13 tetor 2012 Në ora: 23:56

Gjithmonë e më shumë Madonna po i përdor koncertet e saj për të dhënë mesazhe me natyrë politike ose sociale.

Sikur të mos mjaftonte fakti që nxjerr gjoksin ose të pasmet në koncert apo që e quan Barack Obama-n një mysliman, Madonna ka vendosur që të bëjë një striptizëm si mbështetje për 14 vjeçaren Malala Yousafzai, që u qëllua nga talibanët vetëm pse kërkon që vajzat të shkollohen.

Ajo u qëllua në autobusin e shkollës vetëm pse mban një blog ku thekson sa i rëndësishëm është arsimi. Tani po lufton me jetën.

Përpara se të zhvishej në mbështetje të 14-vjeçares, Madonna tha se lajmi për 14 vjeçaren e kishte bërë atë që të qante.

“Talibanët ndaluan autobusin e saj dhe e qëlluan. E kuptoni sa e sëmurë dhe absurde është një gjë e tillë,” tha Madonna.

“Kjo këngë është për të,” tha Madonna përpara se të këndonte ‘Human Nature’.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat