Bota e Yjeve

Emily Blunt i shtohet “Hakmarrėsve”

Bota Sot | 08.10.2012 16:29
Emily Blunt i shtohet “Hakmarrësve”

Nė njė intervistė tė disa muajve mė parė kishte deklaruar se rolet e vajzave tė ndjeshme dhe tė nėnshtruara i kishin ardhur nė majė tė hundės dhe tani Emily Blunt duket se ka gjetur rolin qė po kėrkon.

Sipas 'Daily Mail', aktorja britanike do tė jetė njė grua e fortė nė tė gjitha kuptimet e fjalės pasi do tė interpretojė superheroinėn Ms. Marvel nė pjesėn e dytė tė filmit “Hakmarrėsit” (The Avengers.)

Ky personazh i librave tė animuar ėshtė shfaqur pėr herė tė parė nė “Marvel Comics” nė vitin 1968 si shefja e sigurisė Carol Danvers. Ajo u shpėtua nga Kapiteni Marvel pas njė shpėrthimi nė njė bazė ushtarake dhe fitoi disa nga fuqitė e superheroit qė e shpėtoi.

Filmi “Hakmarrėsit 2” do tė nisė xhirimet nė vitin e ardhshėm. Nė kast do tė jenė sėrish aktorėt Scarlett Johansson, Robert Downey Jr dhe Chris Hemsworth tė cilėt do tė interpretojnė sėrish respektivisht Vejushėn e Zezė, Njeriun e Hekurt dhe Thor-in.

“Hakmarrėsit” ėshtė njė nga filmat qė ka grumbulluar mė shumė para nė historinė e kinematografisė botėrore me mė shumė se 500 milionė dollarė nė box-office.

Emily Blunt ėshtė bėrė e famshme nė Hollivud me filmin “Djalli vesh Prada” (The Devil Wears Prada).



Komentet

Komente | Kthehu

Vėrejtje:

Lexues dhe komentues tė nderuar Bota sot ka ofruar gjithmonė hapėsirė tė lirė pėr komentime dhe pėr diskutime, me qėllimin e mirė tė nxitjes sė debateve. Por, pėr shkak tė komentuesve tė papėrgjegjshėm, qė keqpėrdorin kėtė mundėsi, kemi vendosur ta ndryshojmė qasjen drejt komentimit tė lajmeve. Tash e tutje, komentuesit profilin e tyre duhet ta autorizojnė me email valid dhe tė dhėna personale tė shtuara. Ēdo pėrdorues, nė panelin "Settings" duhet tė vendos emailin valid, e pastaj tė kėrkojė qė nė atė adresė elektronike t'i dėrgohet linku pėr aprovim. Ky link duhet tė klikohet, qė tė autorizohet profili pėrmes tė cilit mund tė komentoni.

comments powered by Disqus
Tjera nga Bota e Yjeve