Vanessa De Leon shpallet Miss World 2018

Bota e Yjeve

Vanessa De Leon shpallet Miss World 2018

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:28
Vanessa Ponce de Leon

Vanessa Ponce de Leon nga Meksika fitoi dje çmimin Miss World 2018.

Edicioni i 68-të i këtij konkursi u zhvillua në Sanya, në jug të Kinës.

Ponce de Leon mori kurorën nga fituesja e vitit të kaluar, indiania Manushi Chhillar.

Në këtë konkurs morën pjesë 118 vajza nga e gjithë bota.

Miss Tajlanda zuri vendin e dytë, ndërsa bukuroshja bjelloruse, xhamajkane dhe ugandeze ishin në pesëshen e parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat