Khloe Kardashian tregon figurën trupore, shtatë muaj pasi u bë nënë

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian tregon figurën trupore, shtatë muaj pasi u bë nënë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 07:56
Khloe Kardashian

Edhe pse jemi në muajt e ftohtë të vitit, Khloe Kardashian ka vendosur të pozojë me bikini dhe të vë në plan të parë trupin e saj.

Fotografitë e 34-vjeçares të publikuara në Instagram tregojnë figurën e saj, shtatë muaj pasi solli në jetë vajzën e saj nga lidhje me Tristan Thompson.

“Truri juaj është muskul, filloni ta trajnoni që të shihnin anën më pozitive të gjithçkaje. Mendimi pozitiv – ndenja pozitive”, ka shkruar bukuroshja në përshkrim.

Në njërën prej fotografive, Khloe shfaqet e shtrirë duke vënë në pah barkun e rrafshët, ndërsa në imazhet tjera tregon trupin në tërësi.

Fotografitë kanë marrë mbi 1.4 milion pëlqime në Instagram, ndërsa fansat janë shfaqur të mahnitur me dukjen e saj.

Pjesëtarja e njohur e klanit Kardashian/Jenner ka arritur që përmes stërvitjeve të vazhdueshme dhe një diete strikte t’i kthehet peshës së përsosur trupore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat