Prizrenasja dizajnon fustanin e këngëtares Bebe Rexha

Bota e Yjeve

Prizrenasja dizajnon fustanin e këngëtares Bebe Rexha

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 08:37
Bebe Rexha

Bebe Rexha veshë fustanin e punuar nga dizajnerja Lena Berisha.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka marrë vëmendjen e medieve të huaja për veshjen e saj.

Me fustanin e saj elegant ajo mori pjesë në mbrëmjen e “City Of Hope” që u mbajt në Santa Monica të Los Angeles.

Për dukjen e këngëtares me famë botërore pa dyshim që shumicën e herave përkujdesen dizajneret e huaja, por kësaj radhe ajo zgjodhi një nga Kosova.

Eshtë kjo dizajnerja Lena Berisha nga Prizreni e cila ka punuar në fustanin e Bebe Rexha.

“Ndihem shumë e lumtur që një yll me famë botërore e sidomos shqiptare, vesh fustanin e krijuar nga unë”, tha Berisha.

Por e kënaqur është ndarë edhe vetë këngëtarja e cila e ka falendëruar dizajnerën për punën e bërë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat