Kim Kardashian dhe çmimi i kripur i çantës së vajzës së saj

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dhe çmimi i kripur i çantës së vajzës së saj

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 06:19
Kim Kardashian dhe North West

Duket se ka marrë shumë nga e ëma vogëlushja North West, vajza e Kim Kardashian.

E bija e vajzës së njohur të reality show dhe rrjeteve sociale, e ardhur në jetë nga martesa me reperin Kanye West, pavarësisht se është vetëm 5 vjeç, është e veshur nga luksi.

Ajo ka një garderobë mjaft të pasur, dhe një stil unik veshje.

Por së fundmi ka tërhequr vëmendjen një çantë e North, teksa ndodhej për një shëtitje në New York.

Vogëlushja kishte veshur një fustan jeshil, një palë syze dielli dhe qershia mbi tortë ishte çanta e saj.

Ajo mbante në dorë një çantë Mini Lady Dior, me kosto prej 2500 eurosh. 

Image
Image
Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat