Këngëtarja e njohur flet për varësinë ndaj seksit

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur flet për varësinë ndaj seksit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 18:47
Mel B

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Mel B është rikthyer sërish tek historia e varësisë ndaj seksit duke thënë se një person që nuk e shijon marrëdhënien seksuale nuk mund të flasë për këtë gjë.

Ylli i "Spice Girls" është pyetur nga Ruth Langsford nëse beson se një çift mund të mbajë lidhjen gjatë nëpërmjet seksit, edhe nëse nuk ka përshtatje karakteri. Mel është tërëisisht kundër kësaj ideje pasi niveli i kënaqësisë nuk vjen vetëm nga seksi.

Kanë dalë spekulime nga një ish-dado që thoshte se aktorja ka krijuar varësi nga droga, seksi dhe alkooli.

"Mendoj se është e rëndësishme të flitet dhe diskutohet se çfarë është epshi seksual në një marrëdhënie", tha ajo duke shtuar se nëse një person nuk është i 'çmendur' në marrëdhënie, nuk mund të jetë partneri i saj.

"Për të patur një marrëdhënie intime është e rëndësishme që ti dhe partneri të dini dëshirat dhe kënaqësitë e njëri-tjetrit. Unë dua të di çdo gjë dhe i bëj çdo gjë atij personi", përfundoi Mel B.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat