Al Pacino fotografohet në Hollywood me të dashurën 39 vite më të re

Bota e Yjeve

Al Pacino fotografohet në Hollywood me të dashurën 39 vite më të re

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:51
Al Pacino dhe Meital Dohan

Ishte zbuluar javën e kaluar se Al Pacino është duke shijuar një romancë të re me një femër e cila është në gjysmën e moshës së tij.

Dhe të dielën aktori 78-vjeçar u fotografua me të dashurën e tij të re, ish-aktoren e “Weeds”, Meital Dohan, 39 vjeçe, shkruan DailyMail.

Duke nënkuptuar se gjërat mund të jenë serioze mes palëve, ata u fotografuan duke frekuentuar dyqanin e mobiljeve “Hardware” në Hollywoodin perëndimor.

Pacino kishte veshur një palë pantallona të errëta dhe xhaketë lëkure.

Dohan ndërkohë ishte ende në modalitetin e verës pasi kishte zgjedhur një bluzë me ngjyra dhe pantallona të gjera të verdha me thembra të shtypura me lule.

Një raport nga Page Six javën e kaluar zbuloi se Pacino është në lidhje me aktoren dhe këngëtaren izraelite për disa muaj.

“Ata kanë qenë në heshtje duke parë njëri-tjetrin për disa muaj dhe ata duken shumë të lumtur”, i tha një burim faqes.

Çifti u pa në darkë në restorantin ‘LA Dan Tana’ dhe pasi që kanë bërë shfaqjen e tyre publike si çift”, raporton Page Six.

Një burim tjetër thoshte: “Ata fillimisht i mbanin gjërat shumë private, por tani ata nuk po e mbajnë sekrete marrëdhënien e tyre”. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat