Kim Kardashian dhe Kris Jenner e përqafojnë ish të dashurin e Kylies

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dhe Kris Jenner e përqafojnë ish të dashurin e Kylies

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 17:54
Kim Kardashian dhe Kris Jenner

Reperi Tyga në të kaluarën ishte në lidhje me Kylie Jenner dhe patën një ndarje jo të mirë. Por kjo duket se nuk i pengon motrës Kim Kardashian dhe nënës së Kylie, Kris Jenner.

Kim dhe Kris u panë duke e përqafuar reperin në  koncertin e Jay Z dhe Beyonce. Nënë e bijë u duken të lumtura kur e panë ish të dashurin e Kylie.

Këto pamje me siguri nuk do të i pëlqejnë Kyliet. Tyga pas lindjes së Kylie tha publikisht se ai fëmijë ishte i tij, por më vonë u tërhoq nga këto pretendime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat