Modelja, e cila humbi këmbën e saj kur ishte 13 vjeçe, u rendit e treta në finalen e “Miss Italia”

Bota e Yjeve

Modelja, e cila humbi këmbën e saj kur ishte 13 vjeçe, u rendit e treta në finalen e “Miss Italia”

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 08:57
Chiara Bordi

Një modele e cila humbi këmbën në një aksident me rrota kur ishte vetëm 13 vjeçe, ka marrë vendin e tretë në finalen e këtij viti të konkursit “Miss Italia” – pavarësisht nga abuzimet që iu bënë nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët thanë se ajo ishte në garë vetëm për shkak se ishte “e gjymtuar”.

Chiara Bordi, 18 vjeçe, ishte një nga të parat në finalen e së martës në Milano, e cila pranoi kurorën e vendit të tretë nga aktorja e njohur Carlotta Maggiorana, shkruan DailyMail.

Studentja 18-vjeçare me krenari shfaqi këmbën e saj protezë gjatë paraqitjes së trupit të saj në konkursin e bukurisë.

Chiara bëhet konkurrentja e parë në historikun e “Miss Italia”, që garon me një këmbë protezë për kurorën e këtij titulli.

Megjithatë, finalja u dëmtua nga fyerjet që Chiara mori në internet për paaftësinë e saj gjatë ditëve të fundit.

Duke iu përgjigjur fyerjeve në Facebook, Chiara i shkruajti njërit prej tyre: “Po, mua më mungon një këmbë, por ty të mungon zemra dhe truri”.

“Unë nuk jam e interesuar të fituoj, por t’i tregoj botës se jeta është ende e bukur kur rilind pas një ngjarjeje dramatike”, tregon më tej ajo.

Ajo e përshkruan veten si një modele bionike në llogarinë e saj Instagram dhe ka punuar me organizatën britanike “Models of Diversity”, e cila punon për të promovuar më shumë diversitet brenda industrisë së modës.

Në profilin e saj, Chiara që me prejardhje është nga provinca qendrore Tarquinia, shpjegon se si ajo do të donte të studionte për t’u bërë një kirurge ortopedike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat