Vëmëndja në ‘Diamond Ball’ nuk ishte te Rihanna, por diku tjetër

Bota e Yjeve

Vëmëndja në ‘Diamond Ball’ nuk ishte te Rihanna, por diku tjetër

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:21
Rihanna

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur mbrëmja gala e “Diamond Ball”, eventit të bamirësisë që udhëhiqej nga Rihanna.

 E veshur me një fustan të bardhë, këngëtarja shkëlqeu dhe gjithë vëmendja ishte tek ajo, por një detaj me rëndësi nuk kaloi pa u vënë re.

Në këtë event nuk ishte i ftuar i dashuri i saj miliarder Hassan Jameel.

Burime pranë Rihannës kanë zbuluar për “Hollywood Life” se çifti nuk është ndarë, por këngëtarja i është përkushtuar punës.

“Ajo po bën maksimumin që të ndajë punën nga jeta personale dhe kjo është arsyeja pse nuk e ka ftuar të dashurin e saj. Këto kohë ata po qëndrojnë larg njëri-tjetrit, por nuk janë ndarë akoma”, janë shprehur burimet.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë 30-vjeçarja prezantoi linjën e re të të brendshmeve në një sfilatë shumë të bukur, ku morën pjesë edhe motrat Hadid.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat