Rita Ora mahnitë publikun me një veshje të çuditshme

Bota e Yjeve

Rita Ora mahnitë publikun me një veshje të çuditshme

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 20:46
Rita Ora

Ajo ka pasur një verë mjaft të ngarkuar, përderisa po vazhdon të promovojë këngën e saj të fundit nga albumi i saj i ardhshëm.

Rita Ora u shfaq edhe sot në BBC Radio 2 Live në Hyde Park, në Londër për të përformuar.

Për këtë përformancë ajo ishte mjaft e guximshme të zgjedh një stil të veçantë të modës. Në një veshje ajo kishte paraqitur koleksionin e luleve e cila është mjaft në trend, një pjesë të saj edhe me shenja kafshësh dhe me një spërkatje të ngjyrave të ndryshme.

Duke jetuar jetën e saj të një ylli, bukuroshja shqiptare kishte veshur fustan të shkurtër të gjerë të cilat i kishte lidhur në bel me një rrip.

Ajo kombinoi këtë veshje mjaft interesante edhe me një palë vathë dhe një palë syze.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat