Angela Martini me poza ‘të nxehta’ nga pushimet luksoze

Bota e Yjeve

Angela Martini me poza ‘të nxehta’ nga pushimet luksoze

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 20:21
Angela Martini

Modelja e njohur, Angela Martini, është një nga ato personazhe, që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

Ajo vazhdon të jetë ndër personat më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktive.

Së fundmi, bukuroshja bashkë me bashkëshortin e saj rumun, Dragos Savulescu, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka pozuar në jahtin luksoz në të cilin po shijon pushimet, ndërsa ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit e saj.

Në veçanti ajo është komplimentuar për linjat trupore, të cilat i dhurojnë asaj titullin si një ndër modelet më atraktive shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat