Dua Lipa në mesin e personaliteteve më bukur të veshur në Britani të Madhe

Bota e Yjeve

Dua Lipa në mesin e personaliteteve më bukur të veshur në Britani të Madhe

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:15
Dua Lipa

Edhe pse jemi në mes të vitit, britanikët kanë filluar të përzgjedhin se cilët personazhe publike janë të veshura më së miri për vitin 2018.

Tre vendet e para i kryesojnë zonjat e Mbretërisë së Madhe, ku e para renditet Mbretëresha Elizabeth II-të, shkruan Standard Evening.

Kjo e fundit është përzgjedhur për veshjet standarde me ngjyra të forta gjersa Dukesha Kate Middleton po llogaritet si ikonë e modës.

Meghan Markle, dukesha e re e Sussexit, zë pozitën e tretë në saje të vellos me rastin e martesës me Princin Harry.

Mesin e tyre gjendet edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila është pozicionuar në vendin e katërt, menjëherë pas Meghan Markle.

E gjithë kjo në saje të veshjeve të ndryshme dhe serioze në ngjarje madhore muzikore si dhe atyre që shihet në ditët e zakonshme të saj.

Ndryshe, shumë shpejt pritet që Dua të mbajë edhe një koncert madhështor në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat