As Rita Ora as Cheryl, Liam flirton me një zeshkane seksi

Bota e Yjeve

As Rita Ora as Cheryl, Liam flirton me një zeshkane seksi

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 22:42
Kajro Dwek

Ai u nda nga partnerja Cheryl, me të cilën ishte i lidhur prej një kohe të gjatë, në muajin korrik, pak më shumë se një vit pasi ata sollën në jetë djalin e tyre Bear.

Por duket se Liam Payne nuk është aspak i zemëruar për këtë fakt. Pas ndarjes ai u komentua gjatë për një romancë me Rita Orën, por jo as kosovaro-britanikja duket se nuk është në listën e dëshirave të ish anëtarit të One Direction.

Kjo pasi në Kanë të Francës ai është parë duke flirtuar me një modele zeshkane të quajtur Kajro Dwek.

Ata janë njohur gjatë udhëtimit të Liam në Rivierën Franceze dhe ai madje ka filluar të pëlqejë postimet e saj në Instagram. 24-vjeçari e takoi modelen në restorantin Medusa në Kanë, përpara se të shkonin në të njëjtin klub nate së bashku. Në një video të ndarë në Snapchat nga mbrëmja, Liam është parë në një vallëzim të egër për kamerën, me Kajron të dukshme në sfond.

Burime pranë Liam thanë për “Metro”: “Është e qartë se Liam e pa atë natë dhe tani po përpiqet t’i tërheqë vëmendjen”.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat