Këngëtari i njohur dhe e fejuara e tij refuzojnë dhuratat e dasmës për një arsye fantastike

Bota e Yjeve

Këngëtari i njohur dhe e fejuara e tij refuzojnë dhuratat e dasmës për një arsye fantastike

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 18:25
Fedez dhe e fejuara e tij Chiara Ferragni

Këngëtari i famshëm italian Fedez dhe e fejuara e tij Chiara Ferragni do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre. Pas propozimit madhështor në arenën e Veronës dhe lindjes së vogëlushit Leo, dasma pritet të mbahet me 1 shtator në Itali.

Chiara dhe Fedez na prezantuan pak ditë më parë me ftesën e dasmës, që dukej sikur ishte shkëputur nga një libër përrallash.

Por ditën e sotme çifti më i famshëm na bëri të ditur vendimin e tyre në lidhje me dhuratat për ditën e dasmës dhe nuk mund ta fshehim dot që na emocionuan.

Nëpërmjet një postimi në profilet e tyre në “Instagram”, Chiara dhe Fedez treguan se kanë vendosur të mos kërkojnë asnjë dhuratë nga të ftuarit, por të kontribuojnë për një kauzë të mirë.

“Ne nuk duam asnjë dhuratë nga të ftuarit, por u kemi kërkuar të dhurojnë për një kauzë që do të përzgjedhim. Ende nuk e kemi vendosur kauzën e për këtë arsye kërkojmë ndihmën e fansave: na shkruani në email tek @theferragnez.com dhe na prezantoni me një rast të një personi që keni pranë dhe ka nevojë për ndihmë dhe ne do t’i vijmë pranë”, shkruante Chiara përkrah postimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat