Pasi u veshën njësoj, Jessie J i drejtohet Dua Lipës: Ty të rrinë më bukur

Bota e Yjeve

Pasi u veshën njësoj, Jessie J i drejtohet Dua Lipës: Ty të rrinë më bukur

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:42
Jessie J

Këngëtarja e famshme britanike Jessie J e ka shumë qejf këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Ajo ka shprehur disa herë lëvdata për zërin dhe këngët e këngëtares Lipa, e cila ka një stil të përafërt me atë të këngëtares Jessie J.

Së fundmi, Jessie J ka publikuar një kolazh fotografish në rrjetin social Instagram, ku shfaq veshjet e njëjta dhe stilin njësoj të flokëve me atë të Duas.

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja britanike e fton Duan në bashkëpunim, teksa e thumbon pak për flokët e prera shkurt, që ngjajnë shumë me ato të këngëtares më të vjetër.

“Kështu, të betohem që e kisha ndërmend t’i vishja këto rroba dy javë më parë. Por ja që ndodhi, ti i veshe e para. Dhe po, ti dukesh më mirë në to. Por, isha unë e para që e kisha këtë stil flokët, të paktën këtë e bëra. Je në top moj zonjë. Shumë krenare për ty se si po e përfaqëson Britaninë. Mendoj se ky “xing”, ndodhi për një arsye. A dëshiron të bëjmë një duet dhe të veshim të njëjtat rroba në video?”, ka shkruar Jessie J në Instagram.

Dua përndryshe është veçuar gjithmonë për stilin e saj, si një vajzë e ëmbël dhe që di të eksperimentojë me pamjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat