Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka festuar një ditë më parë ditëlindjen, ku bashkëshorti i saj Jakub Kindl është kujdesur që ajo të kalonte një ditë të mrekullueshme.
Fillimisht i kishte bërë disa dhurata luksoze si një çantë “Gucci”, një buqetë me lule dhe një kartolinë të madhe ku shkruhej Afërdita. Më pas ai kishte marrë me qira një jaht, ku çifti kaloi pak kohë në të.
Rrugës pati edhe një surprizë të madhe, pasi jahti i çiftit u ndoq nga një dyshe delfinësh. Sigurisht që nuk munguan dhe dreka e darka në restorante luksoze.
Shoqja e ngushtë e Afërditës, modelja Xhesika Berberi kishte bërë gjithashtu një surprizë për të, një varëse diamanti nga “Tifanny&Co”.\