“Rusi 2018”, një tjetër këngëtare shqiptare do këndojë në finalen e Botërorit - Bota Sot
“Rusi 2018”, një tjetër këngëtare shqiptare do këndojë në finalen e Botërorit

Bota e Yjeve

E premte, 21 shtator 2018

“Rusi 2018”, një tjetër këngëtare shqiptare do këndojë në finalen e Botërorit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:21
Era Istrefi

Era Istrefi bëri të gjithë shqiptarët krenarë teksa ishte pjesë e bashkëpunimit në këngën “Live it Up”, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

E teksa jemi duke pritur me padurim performancën e saj në finalen e madhe të “Rusi 2018”, më 15 korrik, një tjetër lajm i bukur vjen nga një tjetër këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Arilena Arën, e cila mesa duket do të performojë përkrah Era Istrefit. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Ara ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018.

Në datën 13 korrik Arilena do të performojë në Bjellorusi, për të shkuar në datën 14 korrik në Rusi ku do të performojnë në “Fan Zonë” të Kupës së Botës dhe për të shpërthyer me performancën e saj në datën 15 korrik së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Era Istrefi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test