“Ti je dashuria e jetës sime “, Justin bëhet romantik pas fejesës

Bota e Yjeve

“Ti je dashuria e jetës sime “, Justin bëhet romantik pas fejesës

Nga: Bota sot Më: 10 korrik 2018 Në ora: 10:11
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Babai i saj Stephen Baldwin ishte i pari që dha lajmin për fejesën e vajzës të shtunën.

Por, të hënën ishte Justin Bieber ai që konfirmoi fejesën me modelen Hailey Baldwin, derisa publikoi foto bardhë e zi me në llogarinë e tij në Instagram, përcjell Bota sot.

“Zemra ime është komplet dhe plotësisht e jotja”, ka shkruar 24 vjeçari përbri fotos.

“Ti je dashuria e jetës sime. Jam tejet i dashuruar në ty. Jam shumë i vendosur të kalojë jetën me ty dhe të njohë çdo anë tënden. Gjithmonë do të vendosë ty të parën. Hailey Baldwin je dashuria e jetës sime dhe nuk do të doja të kaloja me dikë tjetër. Ti më bën shumë më të mirë dhe ne e plotësojmë njëri-tjetrin” ishin disa nga fjalët e Bieber.

Edhe Hailey pati një postim për të fejuarin e saj.

“Nuk e di se çfarë të mire kam bërë në jetë që të meritojë një djalë si ty”./BS/

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat