Hailey Baldwin tregon unazën e fejesës

Bota e Yjeve

Hailey Baldwin tregon unazën e fejesës

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:03
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë fejuar.

Sipas medieve amerikane, Bieber i ka propozuar të dashurës në Bahamas.

Ylli i pop-it, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë qenë të pandashëm që nga rilidhja e tyre në muajin e kaluar.

Të dy janë fotografuar së bashku me miqtë e tyre në pushime, ndërsa në fokus ishte unaza e modeles me të cilën supozohet se Justin i ka propozuar asaj.

Kujtojmë që çifti janë ribashkuar pasi janë ndarë dy vite më parë, ndërsa tani gjërat kanë ecur aq shpejt saqë erdhi deri tek fejesa për pak kohë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat