Naomi Watts dhe Billy Crudup e mbushin Parisin me dashuri

Bota e Yjeve

Naomi Watts dhe Billy Crudup e mbushin Parisin me dashuri

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:24
Naomi Watts dhe Billy Crudup

Ata u dashuruan derisa po e luanin rolin e burrit dhe gruas, Jean dhe Michael Holloway, në ish-serialin e Netflix, Gypsy.

Por duket se ata janë edhe më të dashuruar një vit më vonë. Naomi Watts dhe Billy Crudup janë parë gjatë një shëtitje romantike në Paris ditën e mërkurë.

Aktorja 49 vjeçare dhe i dashuri i saj 50 vjeçar kanë shëtitur dorë për dore në Tuileries Garden derisa më vonë edhe janë fotografuar në një puthje pasionante.

Çifti ishin ‘piktura’ e dashurisë derisa shëtisnin nëpër kopshtet e mrekullueshme, pas vizitës në Muzeun d’Orsay.

Ylli i King Kong kishte zgjedhur një palë pantollona të ngjitura ngjyrë të zezë të kombinuara me një kapelë ngjyrë bezhë.

Me grim natyral dhe me një palë syze ngjyrë rozë, Watts nuk mund ta fshihte buzëqeshjen e saj derisa po bisedonte me të dashurin e saj, veshur në rroba sportive.

Lidhja e aktorëve nisi pas paraqitjes së tyre në serialin Gypsy që ishte premierë në Netflix në muajin qershor të vitit 2017.

Thashethemet për një romancë mes tyre nisën në muajin korrik, kur të dy ishin parë bashkë në New York.

Kjo lidhje mes tyre erdhi pas lidhjes të gjatë të Watts me Liev Schreiber,  që përfundoi në vitin 2016.

Ata kishin nisur lidhjen në vitin 2005 dhe kanë dy fëmijë së bashku – djemtë Alexander Pete (10) dhe Samuel Kai (9).

Live ka gjetur dashurinë me dadon e fëmijëve të tyre, Taylor Neisen (26) me të cilën është lidhur vitin e kaluar.

Në ndërkohë, Billy është baba i 14 vjeçarit William Atticus me ish-partneren Mary-Louise Parker.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat