Ish-Miss Idaho Teen USA, Lorena Haliti sjell fotosesionin në bikini të zi

Bota e Yjeve

Ish-Miss Idaho Teen USA, Lorena Haliti sjell fotosesionin në bikini të zi

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 12:06
Lorena Haliti

Zeshkania e bukur u bë e njohur në saje të titullit të vitit 2013, “Miss Idaho Teen USA”.

Është fjala për bukuroshen shqiptare Lorena Halitin, e cila po vazhdon të bëjë karrierë në Amerikë.

Megjithëse nuk e kemi parë që një kohë të gjatë në pasarelat botërore të modës, 22-vjeçarja nuk do të thotë që është larg vëmendjes së mediave rozë.

Zeshkania kohët e fundit ka publikuar disa fotografi joshëse në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt, duket se ajo është duke punuar në një fotosesion të ri të bikineve teksa ka pozuar në plazhet fantastike të Malibusë.

”Në një luftë me nënën natyrën, ajo fitoi”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Lorenën besohet se do ta shohim edhe në një numër më të madh të projekteve të modës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat