Brigitte Nielsen bëhet nënë për herë të pestë në moshën 54 vjeçare

Bota e Yjeve

Brigitte Nielsen bëhet nënë për herë të pestë në moshën 54 vjeçare

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 09:18
Brigitte Nielsen

Ajo habiti kur para 3 javësh postoi një foto në llogarinë e saj në instagram, në të cilën dukej me barkun e rrumbullakosur.  Duket se pritja e ëmbël ka marrë fund për aktoren Brigitte Nielsen 54 vjeç, pasi People lajmëron se këtë të premte ajo dhe bashkëshorti Mattia Desi kanë mirëpritur vajzën e tyre.

“Jemi shumë të lumtur, që mirëpritëm vajzën tonë të bukur në jetën tonë. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ja vlejti. Jemi më shumë se të dashuruar”;  është shprehur Brigitte duke ndarë emocionet e para me site-n e njohur.

Nielsen bëhet nënë për herë të pestë, pasi ajo ka edhe 4 djem nga martesat  e mëparshme. Ndërsa për producentin 39 vjeçar ky është fëmija e tij i parë.

Brigitte krahas karrierës kinematografike është e njohur për publikun  e gjerë edhe nga martesa që pati në vitet 1985-1987 me Sylvester Stallone.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat