Do t’ju mahnisë me pamjen e saj, Adelina duket seksi në muajt e fundit të shtatzënisë

Bota e Yjeve

Do t’ju mahnisë me pamjen e saj, Adelina duket seksi në muajt e fundit të shtatzënisë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 15:37
Adelina Tahiri

Para disa muajsh, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri zbuloi për fansat e saj lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël. Pak më vonë ajo tregoi se do të sillte në jetë një djalë.

Ndërkohë gjatë këtyre kohëve ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foto nga momenti i ëmbël i shtatzënisë, të cilës po i vjen fundi.

Ndërkohë pak javë më parë Adelina postoi disa fotografi profesionale, ku u shfaq së bashku me bashkëshortin e saj si dhe tregoi barkun e rrumbullakosur.

Nga fotografitë duket qartë se Adelina ka ruajtur format trupore dhe duket kaq bukur shtatzënë.

Këngëtarja e njohur pak më parë ka ndarë një foto tjetër me ndjekësit, ku shihet se si duket në muajin e fundit të shtatzënisë. E veshur me një gjysmë golfi dhe mbathje, ajo shkëlqen teksa ekspozon barkun e fryrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat