E keni parë Trejsi Sejdinin pa make-up? Ja si duket “Miss Universe” ujë e sapun

Bota e Yjeve

E keni parë Trejsi Sejdinin pa make-up? Ja si duket “Miss Universe” ujë e sapun

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 13:49
Trejsi Sejdini

Fillimisht u bë e njohur nga videot ku shfaqej duke bërë sherr dhe nga fotot provokuese në rrjetet sociale, e më pas me fitoren e “Miss Universe”.

Është fjala pikërisht për Trejsi Sejdinin, e cila në fotot që publikon në rrjetet sociale del gjithnjë me make-up dhe e kuruar. Por sot ajo ka vendosur që të dalë ndryshe para fansave të saj.

Trejsi u ka thënë fansave mirëmëngjesi me një foto ku shfaqet ujë e sapun, e sapo dalë nga dushi, me robdeshambër, peshqir në kokë dhe pa grim në fytyrë.

Me një lëkurë të shëndetshme dhe një buzëqeshje të bukur, Trejsi ka vërtetuar se duket bukur edhe pa truket e make-up-it.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat