Rita Ora në mesin e yjeve botërore, shkëlqen në Paris

Bota e Yjeve

Rita Ora në mesin e yjeve botërore, shkëlqen në Paris

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 20:32
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka lënë angazhimet anash për të marr pjesë në eventin e modës së ‘Luis Vintton Mensëear’ që po mbahet në Paris.

Emra të shumtë yjesh iu kanë bashkangjitur këtij eventi, në mesin e tyre edhe Rihanna, Kim Kardashian dhe Kanye West.

Rita ka shkëlqyer me pjesëmarrjen atje e veshur me një palë farmerka dhe një bluzë shumë ngjyrëshe.

27 vjeçarja ka postuar disa imazhe në Instagram përkrah dizajnerit dhe drejtorit të markës së njohur Louis Vuitton të veshjeve për meshkuj.

Ndryshe, Rita së fundi ka lansuar projektin ‘Girls’ i cili ka arritur të marrë përkrahjen e adhuruesve të këngëtares, kënga ‘Girls’ deri më tani ka arritur të mbledh mbi 20 milionë klikime.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat