Me 211 km/h, bukuroshja e Miss Universe nuk pyet për rregullat e qarkullimit?

Bota e Yjeve

Me 211 km/h, bukuroshja e Miss Universe nuk pyet për rregullat e qarkullimit?

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 07:44
Trejsi Sejdini

Vetëm pak ditë më parë është shpallur “Miss Universe Albania” çka do të thotë se do të jetë ajo përfaqësuesja e Shqipërisë në konkursin ndërkombëtar qe zhvillohet ne SHBA.

E njohur si një vajzë rebele, e madje e përfshirë edhe në rrahjen publike që i është bërë një të riu në Elbasan, duket se Trejsi Sejdini nuk heq dorë kollaj nga thyerja e rregullave.

Ajo ka publikuar një foto në story-n e saj në Instagram, ku shihet se qarkullon me një makinë Audi me 211  km/h. Nuk dimë nëse në timon qëndron vetë Trejsi apo dikush tjetër, por me sa duket edhe pas kurorëzimit si Miss, asaj i pëlqen të mbetet një vajzë rebele.

Referuar sherrit të disa kohëve më parë, ku së bashku me disa shokë kanë dhunuar një djalë, Trejsi është shprehur e penduar, gjatë një interviste të saj në Top Show.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat