Dalin imazhe të papublikuara! Rita Ora topless me të dashurin në plazh

Bota e Yjeve

Dalin imazhe të papublikuara! Rita Ora topless me të dashurin në plazh

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 19:51
Rita Ora dhe Andrew Watt

Këngëtarja zhvishet topless pasi i dashuri i saj admiron linjat e saj gjatë pushimeve të tyre në Toscana.

Ajo ka qenë duke vështruar peisazhin piktoresk të Toscanës me të dashurin e saj Andrew Watt gjatë pushimit të saj të merituar, shkruan DailyMail.

Ndërkohë Rita po relaksohej në maksimum teksa u zhvish tërësisht, derisa ishte bashkë me të dashurin, Andrew Watt e saj të mërkurën pasdite.

27 vjeçarja dukej tejet e “nxehtë”, ndërsa i dashuri e shikonte në gjoks derisa po qëndronin në anije.

Këngëtarja u shfaq me një palë bikini shumëngjyrëshe, ndërsa i largoi ato tërësisht në mjesën e sipërme kur ishte në anije.

Çifti, të cilët janë të dy këngëtarë të suksesshëm brenda kësaj industrie, u kënaqën shumë gjatë ‘arratisjes’ së tyre të rrallë dhe kaluan kohë të mirë në anije.

Kohën e fundit, Rita e cila është në lidhje për më shumë se një muaj me Andrew, pas publikimit të këngës “Girls”, ka treguar se kishte përvoja romantike edhe me gjininë femërore.

Madje, ajo ka pranuar se është biseksuale, ndërsa kishte shprehur keqardhje nëse dikush nga komuniteti LGBT është ndjerë i fyer nga teksti i këngës së saj.

Megjithatë, ajo edhe në videoklipin e këngës “Girls” të publikuar të mërkuren, shfaqet duke u puthur me Cardi B.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat