Jennifer Lopez: Një ditë do të plakem edhe unë

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez: Një ditë do të plakem edhe unë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 17:36
Jennifer Lopez

Për Jennifer Lopez duket se koha ka ndaluar.

Në fakt, shumë njerëz kanë kurreshtje të madhe për të ditur se si këngëtarja dhe aktorja ia arrrin të duket kaq bukur edhe pse në muajin korrik ajo do t’i mbushë 49 vjet.

Në një intervistë për revistën Emmy, Lopez , e cila së fundmi ka publikuar videoklipin për këngën e saj më të re “Dinero”, ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet – as në jetën e saj aktive e as në karrierën e saj.

“Dëgjoni, në një pikë të caktuar, një ditë, edhe unë do të plakem. Do të thonë ‘Shikoni, ajo duket e moshuar’. Por për momentin jam duke e menaxhuar mirë këtë”, ka thënë ajo me shaka.

Në fakt, i dashuri i saj tash e një vit, Alex Rodriguez së fundmi ka komentuar për shpirtin rinor të Lopez.

“Një ditë, derisa Alex ishte në oborr, unë i dërgova diçka dhe më pas u largova duke vrapuar dhe ai më tha se vrapoj sikur t’i kisha 25 vjet. Nuk e kam ndalë këtë ritëm asnjëherë, jam akoma në këtë ritëm. Kur të fillojë të kem dhimbje më shumë, ndoshta do të jetë ndryshe”, ka thënë ylli i “World of Dance”.

Ndërsa trajektorja e karrierës së saj vazhdon të fluturojë – me dy shfaqje në NBC, rezidencën në Las Vegas dhe këngë të re- Lopez thotë se e di kur dhe ku mund të jetë një performuese.

“Jam shumë  e mirë si një ‘showgirl’. Jam shumë e suksesshme në skenë, kur bëj sesion fotografimi dhe gjithçka tjetër që më duhet në punën time. Më pëlqen ky fakt. Unë e di si të punojë dhe si t’i bëj gjërat të funksionojnë. Por nuk duhet të jem patjetër në qendër të vëmendjes”, ka thënë Lopez.

Ajo ka treguar gjithashtu se si i përballon të gjitha angazhimet.

“E marr gjtihçka shtruar, ditë pas dite. Janë shumë gjëra, pafund gjëra, prandaj përpiqem të mos shqetësohem shumë. Kur të largohem nga këtu, do të shkoj në shtëpi, të ha një darkë të mirë e më pas në dhomën time do të kem një banjë të mirë. Do të ha edhe një ëmbëlsirë me çokollatë me një gotë qumësht dhe do të shoh televizion. Më pas, jam në rregull kur e mendoj se dita e nesërme është plot me aktivitete”.

Binjakët e saj dhjetëvjeçarë, Emme dhe Max, për Lopez janë prioriteti i parë, para të gjitha punëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat