I keni parë vajzat bukuroshe të Majlinda dhe Ornela Bregut? Ngjajnë si motra

Bota e Yjeve

I keni parë vajzat bukuroshe të Majlinda dhe Ornela Bregut? Ngjajnë si motra

Më: 31 maj 2018 Në ora: 15:17
Vajzat e Majlinda dhe Ornela Bregut

Motrat Bregu kanë qenë dhe janë dy nga personazhet më të njohura dhe të përfolura nga mediat shqiptare. Këtij fakti nuk i ka shpëtuar as Ornela, e cila prej vitesh është shpërngulur të jetoj në Spanjë, së bashku me familjen e saj.

Këtë herë nuk ka kaluar pa u vënë re ditëlindja e vajzës bukuroshe të Ornelës, e cila ka bërë 18 vjeç, festës i është bashkuar dhe kushërira e saj Kejda, vajza e Majlinda Bregut. Të dyja bukuroshet kanë postuar foto me njëra-tjetrën dhe duhet thënë se është e vështirë të bësh ndonjë kategorizim ndërmjet tyre, për të thënë se cila është më e bukur.

Kushërirat ngjajnë goxha me njëra-tjetrën, sikur të ishin motra. Urime të bukura janë bërë për 18-vjeçaren nga mami Ornela, teze Majlinda dhe kushërira e saj Kejda.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat