Solli në jetë fëmijën e dytë, shtëpia e modeles shqiptare mbushet plot dhurata

Bota e Yjeve

Solli në jetë fëmijën e dytë, shtëpia e modeles shqiptare mbushet plot dhurata

Më: 30 maj 2018 Në ora: 17:40
Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian me vajzat

Pak ditë më parë modelja shqiptare, Emina Cunmulaj solli në jetë fëmijën e dytë dhe këtë gëzim e ndau menjëherë edhe me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Ardhja në jetë e Mia Soraya-s ka qenë një bekim për familjen e modeles, e cila pa nguruar asnjë moment ka ndarë foto të familjes së saj, ku tregojnë se sa të lumtur janë. Por duket se për Eminën surprizat dhe ditët e lumtura vijojnë, nga postimet në “Instastory” ajo ka treguar se shtëpia i është mbushur plot me dhurata nga të afërm dhe miq, të cilët e urojnë për ardhjen në jetë të pjesëtares më të re të familjes.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga vetë Emina, nuk ka mbetur cep i shtëpisë që nuk është mbushur me buqeta të mëdha me lule. Modelja ka zgjedhur pikërisht rrjetin “Instagram” për të falënderuar të gjithë miqtë e saj për dhuratat.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat