Kylie Jenner habit këtë herë, pozon e veshur

Bota e Yjeve

Kylie Jenner habit këtë herë, pozon e veshur

Më: 26 maj 2018 Në ora: 07:51
Kylie Jenner

Kylie Jenner nuk ka shumë kohë që është bërë nënë për herë të parë, por pavarësisht kësaj ajo po vazhdon aktivitete e saj si më parë.

Ylli televiziv i familjes Kardashian-Jenner është një adhuruese e rrejte sociale të cilat nuk i lë anash asnjëherë, 20 vjeçarja poston imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj gjë për të cilën edhe merr shuma marramendëse parash.

Këtë herë ajo është shfaqur mjaft simpatike në fotografit e postuara në “Instagram”, e veshur në të zeza dhe me flokët e lëshuara thjeshtë, Kylie dukej si një adoleshente tipike, ajo që ra në sy ishte veshja e saj e mbuluar dhe aspak provokative shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.

Kylie është bërë nënë në shkurt të këtij viti e vajzës, Stormi nga lidhja e saj me reperin Travis Scott.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat