Georgina flet për të ardhmen, tregon sekretin e fizikut të saj

Bota e Yjeve

Georgina flet për të ardhmen, tregon sekretin e fizikut të saj

Më: 25 maj 2018 Në ora: 06:53
Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldos, ka treguar disa detaje interesante nga jeta e saj. Bukuroshja spanjollo-argjentinase ka folur edhe për planet e të ardhmes dhe fizikun e saj seksi. Në një intervistë të dhënë për revistën Glamour”, 23-vjeçarja ka rrëfyer dia gjëra tejet interesante rreth vetës së saj dhe ardhjes në jetë të vajzës që ka me yllin portugez, Alana Martina.

“Është një dashuri e madhe, e fortë, e pastër dhe pa kushte, më e madhja në univers. Një ndjesi unike, një motiv për të luftuar me më shumë dëshirë dhe me një motiv suprem. Çdo gjë që bëj, e bëj duke menduar për fëmijët e mi”- tha ajo. Më tej Georgina shtoi se fëmijët e saj dëshiron që të rritën me dashuri, të arsimuar, me vlera dhe t’a duan sportin.

Përsa i përket fizikut të saj tejet seksi, partnerja e pesë herë triumfuesit të “Topit të Artë” theksoi se nuk është marrë kurrë me sport dhe se nuk ka bërë palestër më parë, por e ka falë natyrës dhe baletit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat