Princ Harry dhe Meghan kthehen në Kensington Palace

Bota e Yjeve

Princ Harry dhe Meghan kthehen në Kensington Palace

Nga: Bota sot Më: 21 maj 2018 Në ora: 21:53
Prince Harry dhe Meghan Markle

Të sapomartuarit Princ Harry dhe Meghan Markle kanë arritur sot pasdite në Kensington Palace, dy ditë pas dasmës.

Çifti u panë në veturë dhe mbanin syze dielli, derisa Harry po voziste për në rezidencën mbretërore, ku ata tashmë do të vazhdojnë jetën e tyre si të martuar, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Dyshja dukeshin të relaksuar dhe të buzëqeshur, rrugës për në Nottingham Cottage.

Sot gjatë ditës, Duka dhe Dukesha e Sussex-it publikuan fotot zyrtare të dasmës, duke thënë se ndihen me fat./BS/     

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat