Mediumi serb: Me dekoltenë, Dua Lipa çmendi meshkujt në Billboard Awards

Bota e Yjeve

Mediumi serb: Me dekoltenë, Dua Lipa çmendi meshkujt në Billboard Awards

Më: 21 maj 2018 Në ora: 15:49
Dua Lipa

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Billboards Awards 2018.

Ed Sheeran dominoi me numrin e çmimeve që ka rrëmbyer në gala mbrëmjen e mbajtur në Las Vegas të SHBA-ve.

Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishme edhe dy këngëtare shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Kjo e fundit ka performuar hitin që ka arritur mbi një miliard shikime në YouTube, “New Rules”.

Për dukjen dhe paraqitjen e shqiptares ka raportuar edhe mediumi serb, Blic.rs, e cila ka vlerësuar me nota të larta bukuroshen tonë.

“Me dekoltenë ka çmendur të gjithë meshkujt. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Billboard, të gjitha sytë ishin në drejtim të seksi shqiptares”, shkruan ndër të tjerash mediumi serb.

Theksojmë se Bebe Rexha ishte e ftuar në këtë ngjarje vjetore teksa është befasuar nga një fansi në qilimin e kuq.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare është duke punuar në projekte të tjera muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat