‘Miss Drenasi’ shkëlqen në mbrëmjen e maturës

Bota e Yjeve

‘Miss Drenasi’ shkëlqen në mbrëmjen e maturës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 08:12
Mejreme Hajdaraj

Muaji maj është muaj i maturës për thuajse të gjitha shkollat e mesme në Kosovë.

E të gjithë nxënësit mbrëmjes së maturës i kushtojnë rëndësi të madhe, disa se si do të vishen e të duken më bukur e disa të tjerë edhe si do vazhdojnë tutje shkollimin e tyre.

Vëmendjen në këto ditë feste e marrin shumë fustanet e bukura e vajzat simpatike.

Image

E bukura e qytetit të Drenasit, Mejreme Hajdaraj, përveçse këtë vit fitoi kurorën e më të bukurës së qytetit, ajo sërish arriti të fitojë vëmendjen edhe në mbrëmjen e maturës.

U  shfaq me një fustan të bukur, e një rregullim të thjeshtë, gjë që e bënin që ajo të shkëlqejë e tëra.

Image

 

Ndryshe kjo bukuroshe kohëve të fundit është shumë aktive në profesionin e saj, po merr pjesë në shumë reklama e po ashtu është bërë fytyrë e njohur e shumë kompanive vendore dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat