Në dasmë nuk munguan as kolegët e Meghan te “Suits”

Bota e Yjeve

Në dasmë nuk munguan as kolegët e Meghan te “Suits”

Më: 20 maj 2018 Në ora: 08:48
Kolegët e Meghan te “Suits”

Meghan Markle e arriti famën e saj si aktore në serinë e popullarizuar “Suits”, ndërkaq nga sot ajo do të njihet më shumë si një nga princeshat e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo u martua me princin Harry në Windsor Castle ku të ftuar ishin mëse 800 persona.

Nga ta ishin edhe kolegët e saj në serinë “Suits”, Patrick J. Adams dhe gruaja e tij aktore, Troian Bellisario.

Ndërkaq aktorët e tjerë që u panë në dasmë ishin edhe Gabriel Macht, Sarah Rafferty, Gina Torres, Abigail Spencer dhe Rich Hiffman.

Të ftuarit nga kasti i “Suits” ishin ulur të gjithë afër njëri-tjetrit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat