Alessandra feston titullin e Juves me foto ‘të nxehta’

Bota e Yjeve

Alessandra feston titullin e Juves me foto ‘të nxehta’

Më: 15 maj 2018 Në ora: 00:32
Alessandra Balloni

Modelja e njohur italiane, Alessandra Balloni është mjaft e njohur si tifoze e zjarrtë e Juventusit në Serinë A.

Të dielën në mbrëmje, bardhezinjtë fituan titullin e 7 radhazi në Serinë A dhe festa nisi edhe për bukuroshen italiane.

“Kampionë të Italisë jemi sërish ne. Nuk është e thjeshtë të jesh sërish në romë pas 4 ditësh dhe të fitosh edhe titullin e dytë të sezonit”, shkruante Balloni, duke postuar edhe foto të saj me bluzën e Dybalës.

Alessandra njihet si një nga modelet më seksi në Itali dhe përfundon shpesh në kopertinat e revistave të modës, pasi preferohet për reklamimin e të brendshmeve.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat