Gjyshja më seksi në botë zbulon sekretin e trupit të saj

Bota e Yjeve

Gjyshja më seksi në botë zbulon sekretin e trupit të saj

Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:18
Gina Stewart

Gina Stewart është një gjyshe australiane që shkoi deri në finalen e Miss Maxim Australia, duke konkurruar aty me vajza më pak se gjysma e moshës së saj.

Edhe pse nuk fitoi çmimin e madh (u rendit në vendin e 12), 47-vjeçarja është bërë shumë e famshme falë formave trupore për t’u pasur zili, duke qenë se është nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e një mbese.

Për “Daily Mail Australia, Gina zbuloi sekretin e bukurisë së saj, që konsiston në një dietë fare të thjeshtë për t’u ndjekur.

“Vezë për mëngjes, djathë dhe avokado për drekë, pulë ose peshk me sallatë për darkë. Këtë dietë kam ndjekur gjatë vitit të fundit dhe kam rënë 15 kg. Pa harruar edhe ushtrimet fizike”, tregon 47-vjeçarja.

Modelja australiane thotë se kafja dhe alkooli duhen lënë patjetër nëse kërkoni të dukeni bukur.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat