Më në fund roja e Kylie Jenner tregon të vërtetën rreth atësisë së Stormit

Bota e Yjeve

Më në fund roja e Kylie Jenner tregon të vërtetën rreth atësisë së Stormit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 07:57
Kylie Jenner dhe Tim Chung

Ka një muaj e gjysmë prej kur Kylie Jenner ka sjellë në jetë vajzën të cilën e pagëzoi me emrin Stormi.

Edhe pse u mundua të mbante privatësinë në nivelin e duhur, në momentin kur Kylie publikoi një imazh të vajzës, thashethemet morën ‘lumin”.

Prej disa ditësh kanë qarkulluar thashetheme se babai i vajzës së Kylie Jenner, nuk është i dashuri i saj, Travis Scott, por roja Tim Chung.

Ky i fundit kishte vendosur të hesht për disa ditë radhazi, pasi kjo gjë i ndihmoi edhe të fitonte famë të madhe meqë ishte kryetemë e titujve rozë çdo ditë.

Madje, i ndalur nga reporterët e TMZ për ta pyetur se a janë të vërteta fjalët që kanë qarkulluar, ai vetëm buzëqeshi duke shtuar më shumë dyshimet.

Por, më në fund Tim ka vendosur të thyejë heshtjen duke treguar të vërtetën rreth gjithë kësaj historie, e që mohoi të ketë pasur diçka me Kylien.

“Unë jam person privat dhe nuk u përgjigjem thashethemeve apo historive qesharake që janë kaq shumë qesharake.

Me respektin më të thellë për Kylien, Travisin, vajzën e tyre dhe familjet e tyre, do doja të sqaroja të vërtetën dhe të them se veprimet e mia me Kylien dhe familjen e saj kanë qenë të limituara. Nuk ka ndonjë histori këtu dhe u kërkoj medieve të mos më përfshijnë në histori të tilla mosrespektuese për familjet e tyre.”, ka shkruar Tim.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat