Eleni Foureira: Faleminderit Europë, për dashurinë tënde!

Bota e Yjeve

Eleni Foureira: Faleminderit Europë, për dashurinë tënde!

Më: 13 maj 2018 Në ora: 07:55
Eleni Foureira

Eleni Foureira, këngëtarja greke me origjinë shqiptare, e cila arriti ta rendisë Qipron të dytën në Eurovision me këngën e saj të zjarrtë ”Fuego”  falë votave të jurive dhe sidomos të publikut, ka përshëndetur në Twitter pak orë pas suksesit, votuesit e saj:

“Faleminderit Europë, për dashurinë tënde!”

Foureira i ka dërguar urime të ngrohta shoqëruar me simbolin e një zemre, edhe Netta Barzilai, këngëtares izraelite që arriti t’ia rrëmbejë çmimin e parë në momente drithëruese kur ato prisnin krah për krah.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat