Rita Ora gati të “çmend” sërish Tiranën!

Bota e Yjeve

Rita Ora gati të “çmend” sërish Tiranën!

Më: 6 maj 2018 Në ora: 18:40
Rita Ora

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare ka emocionuar publikun me koncertin e saj në Tiranë rreth 6 vite më parë ku sapo kishte marrë famë ndërkombëtare falë hitit “R.I.P”.

Pak javë më parë u përfol se ajo mund të rikthehej sërish në kryeqytetin shqiptar kjo sepse herë pas herë ajo postonte foto nga kujtimet në Shqipëri e Kosovë duke shprehur shumë mall dhe dashuri për vendin e saj.

Ardhja e saj është konfirmuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se kjo verë do të jetë e paharrueshme.

Rita do të jetë e pranishme në një koncert në Sheshin “Skënderbej”, ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, më datë 3 qershor.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat