Dua Lipa ndoqi për së afërmi fitoren e Lewis Hamiltonit në Azerbajxhan

Bota e Yjeve

Dua Lipa ndoqi për së afërmi fitoren e Lewis Hamiltonit në Azerbajxhan

Më: 30 prill 2018 Në ora: 08:14
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të korr suksese me këngët që po publikon dhe koncertet që mban anembanë globit.

Bukuroshja jonë do të perfomojë para publikut të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku dhe ky ishte rast fantastik për të të ndjekur për së afërmi garat e Formula 1.

Artistja 22-vjeçare ka ndjekur për së afërmi garën e Çmimin e Madh të Azerbajxhanit teksa ka qëndruar në ballkonin e VIP-ave që gjendet mbi garazhet e skuderive.

Ajo ishte e shoqëruar me Julian Rupertin, që kohët e fundit po raportohet se është i dashuri i ri Lipës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat