Me stil të lartë

Bota e Yjeve

Me stil të lartë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:18
Rita Ora

Rita Ora ka treguar edhe një herë se është mjaft e zonja kur bëhet fjalë për stilin e veshjes.

Ajo është parë e veshur me markën e njohur të modës Denim dhe çantë dore Chanel derisa po ecte sot në Notting Hill, në Londër, transmeton KosovaPress.

27-vjeçarja dukej se po kënaqej në një ditë kur ndodhet jashtë angazhimeve të saja të përditshme, por kjo nuk do të thotë se ajo e lë modën anash.

Ka qenë një javë e pikëlluar për Rita Orën pas marrjes së lajmit për vdekjen tragjike të mikut të saj dhe bashkëpunëtorit DJ Avicii, i cili u gjet i vdekur në Oman në moshën 28-vjeçare.

Ajo ka shfaqur respekt për DJ e njohur suedez në rrjetin social Twitter.

“Nuk kam fjalë. Mbaj mend sa bukur ishte për të bërë Lonely Together dhe u ndjeva sikur dje ishim duke biseduar”, shkruan këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova.

“Ngushëllime për familjen e Avicii, miqtë dhe tifozët të cilët mbështetën atë. Le të prehet në paqe. Shkoi tepër herët. Jam e shkatërruar. Zemërthyer”, shkruan Rita Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat