Bebe Rexha publikon prapaskenat para performancës, Mario kujdeset për dukjen e saj

Bota e Yjeve

Bebe Rexha publikon prapaskenat para performancës, Mario kujdeset për dukjen e saj

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:28
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka sjellë një pjesë nga prapaskena, gjatë përgatitjeve para performancave skenike.

Këngëtarja e famshme shqiptare gjithmonë kujdeset që të duket bukur para daljes në skenë, prandaj rreth saj angazhohet një staf i madh.

Për më shumë, 28-vjeçarja dukjen e saj ia ka besuar një shqiptari – grimerit dhe stilistit të njohur, Mario Dedivanovic.

Në një video të publikuar në Instagram, shihen të gjithë njerëzit që merren me rregullimin e saj.

Aty është edhe Mario, me të cilin Rexha ka bërë edhe një pozë para fotografëve.

“Kështu duket në të vërtetë prapaskena”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos.

Ndryshe, “Meant to Be” është një prej projekteve më të fundit të Bebes që e ka realizuar në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në fund të tetorit të vitit të kaluar dhe është shikuar mbi 354 milionë herë në YouTube. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat