Emily Ratajkowski shkëlqen në premierën e filmit ‘I Feel Pretty’

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski shkëlqen në premierën e filmit ‘I Feel Pretty’

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:17
Emily Ratajkowski

Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka marrë pjesë në premierën e filmit të saj më të ri ‘I Feel Pretty’ me regji të bashkëshortit të saj Sebastian Bear-McClard.

Premiera u mbajt në Los Angjelos ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek modelja 26 vjeçare e cila dukej mahnitëse në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë.

Dukja e saj glamuroze dhe fustani elegant i zbulonin për mrekulli linjat e saj seksi të cilat ajo vazhdimisht i ekspozon.

Modelja e cila bëri famë nga pjesëmarrja në videoklipin ‘Blurred Lines’ të Robin Thick u martua në shkurt të këtij viti me producentin Sebastian Bear-McClard pas një lidhje të shkurt dashurie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat