Kylie Jenner dhe Travis Scott dhuratë madhështore për Stormin

Bota e Yjeve

Kylie Jenner dhe Travis Scott dhuratë madhështore për Stormin

Më: 2 prill 2018 Në ora: 11:52
Travis Scott

Familja Kardashian-Jenner ka vendosur që festën e Pashkëve ta festojnë të gjithë bashkë, në një festë mjaft luksoze.

Por ajo çfarë bëri më shumë përshtypje në këtë festë madhështore të familjes më të famshme në botë, është dhurata që rreperi Travis Scot kishte bërë për vajzën e tij Stormin.

Dhuratën speciale për vogëlushen e dy muajshe, e postoi në rrjetet sociale Kylie Jenner.

Një lepurush gjigand ngjyrë rozë, ishte dhurata e parë që Travis i bëri vajzës së tij.

Festën e Pashkëve familja Kardashian-Jenner e organizoi në vilën e tyre luksoze në Hills Hidden Hills, Kaliforni.

 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat